Arbëri

Me seancë solemne Obiliqi feston Ditën e Gruas

Kuvendi komunal mbajti seancën solemne, ku me fjalë rasti u paraqiten kryetari Xhafer Gashi, kryesuesi Gërguri, kryesuesja dhe asambleistja Qendresa Dubova, zyrtarja për barazi gjinore Ganimete Aliu, shefat e grupeve parlamentare si dhe asambleist të tjerë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Urime Dita Ndërkombëtare e Gruas. Të fillosh një urim për njeriu më të ndjeshëm por më të fuqishmin të shoqëri, gjithçka e thënë duket e zbrazët. Populli ynë gjithmonë ka nderuar dhe ka përkrahur gruan dhe intergimin e saj. Rruga drejt arsimimit ishte e vështirë për të gjithë ne, sepse kaluam nëpër sfida të mëdha si komb e edhe çështja ekonomike e bënte akoma më të vështirë rrugëtimin drejtë zhvillimit. Si udhëheqës i komunës, prioritet kisha dhe do të kem edhe më tutje avancimin dhe përkrahjen e gruas në shoqërinë tonë”, thënë Gashi.

Ai më tutje ka cekur përfshirjen e grave në sistemin e punës.

“Në sektorin e arsimit komuna jonë nga nëntë shkolla fillore ka në udhëheqje katër shkolla me drejtor grua ndërsa 78% të punësuara gra, sektori i shëndetësisë 66.3% të punësuara gra, Administrata komunale 45%, sektori në gjendjen sociale 50% të punësuara gra, dhe kuvendi komunal me 30% të punësuara gra, Të nderuara, përmenda këto statistika jo për mburrje por për të ecur tutje me përkrahjen tuaj, me bashkëpunimin dhe me zhvillimin e vendit në përgjithësi. Urime”, ka thënë Gashi.