Sot u mbajt një tryezë diskutimi e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ku pjesëmarrëse në panel ishte ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Temë e diskutimit ishte “Një vit pas hyrjes në fuqi të MSA-së: A jemi më afër integrimit në BE?”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy organizim kishte për qëllim komunikimin për progresin e deritanishëm në realizimin e objektivave që dalin nga Plani i Veprimit për Zbatimin e MSA-së, sfidat e paraqitura deri më sot dhe rolin e institucioneve kyçe për të zbatuar reformat e kërkuara nga Marrëveshja për Stabilizim Asociim në planin afatshkurtër, dhe sa janë formësuar strukturat për menaxhim me këtë proces, në këtë periudhë.
Hyrja në fuqi e MSA-së shënoi kapitullin e parë në kuadër të procesit integrues të Kosovës. Deri në hyrjen në fuqi të MSA-së Kosova nuk ka pasur asnjë raport formal me BE-në.
Ministrja Ahmetaj tha se me hyrjen në fuqi të MSA-së është krijuar një bazë e re ligjore në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, si dhe krijoi një dialog të ri ndërmjet dy entiteteve në skenën ndërkombëtare. MSA ka njohur entitetin ligjor dhe politik të Kosovës si palë në skenën evropiane dhe ndërkombëtare përmes një traktati ndërkombëtar. Neni 141 I MSA-së njohu për herë të parë territorin e Kosovës dhe nënvizoi që MSA zbatohet në territorin e Kosovës .“
Po ashtu nga Ahmetaj theksoi se MSA-ja përmban dispozita të qarta që krijojnë obligime për BE-në që të realizojë perspektivën Evropiane të Kosovës. MSA ka krijuar strukturat e reja institucionale ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe dialog të ri politik.
Gjatë debatit u rikonfirmua rëndësia e MSA-së si mekanizëm kyç për perspektivën Evropiane të Kosovës.