Valdete Idrizi është njëra ndër pak gratë që ia kanë mësyrë të arrijnë udhëheqjen e komunës së tyre. “Dashuria për Mitrovicën” thotë se e ka shtyrë në këtë rrugë, kandidaten e PDK-së për Mitrovicën, raporton KTV.
Nga ajo që është bërë publike deri tash, janë më pak se 3 për qind të grave që do t’i hyjnë garës për kryetarë komunash në Kosovë.
Igballe Rugovës thotë se për këtë numër kaq të vogël janë dy faktorë, mosmbështetja nga burrat si dhe vet hezitimi i tyre për t’u përballur me burrat.
Jeta Krasniqi nga KDI-ja thotë se këtu shihet se klasa politike nuk e vlerëson të drejtën gjinore aty ku nuk është e përcaktuar kuota. Përveç Valdete Idrizit, në garë për kryetar komune nga PDK-ja janë edhe Sabiha Shala për Pejën, derisa për Mitrovicën e Veriut është Gonxhe Qaushi. Në Gjakovë, do të rikandidojë edhe për një mandat Mimoza Kusari Lila, që është kryetare e subjektit politik Alternativa. Në Gjilan Anila Kastrati është kandidate për kryetare nga Nisma për Kosovën.
-
Më pak se 3 % e grave në garë për kryetare të komunave
-
Kandidatët për kryetarë komunash që morën më së shumti vota me postë
-
Prej 167 kandidatëve për kryetarë komunash, vetëm 13 janë gra
-
Vetëm katër gra kandidate për kryetare të shtatë komunave kryesore
-
Lista e kandidatëve të PDK-së për kryetarë të komunave