Me nisjen e gjysmëvjetorit të dytët të vitit shkollor, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar te prindërit dhe arsimtarët nëpër shkolla që të arrijnë të bëjnë zvogëlimin e peshës së çantave të rënda që bartin fëmijët.
IKSHPK ka thënë se “menaxhimi i zvogëlimit të peshës së çantave të rënda parandalon të gjitha deformimet e boshtit të kurrizit te nxënësit e shkollave fillore!”
Ky institut po ashtu ka bërë thirrje që të gjithë pjesëmarrësit në trafik të shtojnë kujdesin gjatë lëvizjes në rrugë.
Problemi i çantave të mbingarkuara të nxënësve të shkollave fillore është i pranishëm qe një kohë në vend, me prindërit që shpesh janë ankuar, por që ende s’është gjetur një zgjidhje nga ana e autoriteteve mësimore.
-
Çantat me peshë të rëndë deformojnë boshtin e kurrizit te nxënësit
-
Shkaku i çantave të rënda, prindërit angazhojnë fizioterapeutë për fëmijët e tyre
-
Prindërit kërkojnë zvogëlim të vëllimit gjatë korrigjimit të librave
-
Fillon shpërndarja e dollapëve për klasat 1-5 në shkollat e Prishtinës
-
Çantat e rënda po e rrezikojnë shëndetin e nxënësve