Kolumnisti i rregullt i Kohës Ditore, Agron Demi, ka shprehur bindjen se me mos liberalizim të vizave, BE-ja nuk po i dënon politikanët, por po i lë qytetarët nën mëshirën e atyre me pasaporta diplomatike.
Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se “ashtu si fajdexhinjtë që janë të gatshëm t'u japin fajde të varfërve, kur këta nuk kanë qasje në banka, njësoj edhe profiterët janë të gatshëm të mashtrojnë qytetarët me viza, kur BE i refuzon ata”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dy deputetë janë arrestuar për mashtrim me viza. Kurse Presidenti mashtron me viza në çdo fushatë zgjedhore. Me mos liberalizim të vizave, BE nuk po i dënon politikanët, por po i lë qytetarët nën mëshirën e atyre me pasaporta diplomatike”, ka thënë Demi.