Me Ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë, i cili është në proces të plotësim-ndryshimit, parashihet që pasuria e paluajtshme të vlerësohet bazuar tatimit në pronë, ka deklaruar Yll Buleshkaj, kryetar i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK).
Buleshkaj ka thënë në “60 Minuta” të KTV-së të mërkurën, se me ligjin aktual, vlera e pasurisë së paluajtshme ka mundur të paragjykohet nga deklaruesi, ndërkaq me plotësim-ndryshimin e ligjit, kjo do të ndryshojë.
“Ligji aktual mundëson paragjykimin e vlerës së pasurisë së caktuar. Ligji është në plotësim-ndryshim nga Kuvendi i Kosovës dhe ky problem besoj që do të rregullohet. Me Ligjin e vjetër ka qenë e paragjykuar nga deklaruesi se sa e ka vlerën, ndërkaq me ligjin e ri vlera e pasurisë së paluajtshme duhet të jetë ajo e cila tatohet sipas takimit në pronë”, ka thënë Buleshkaj.
Ai ka folur edhe për deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë këtë vit, duke thënë se edhe 1.000 zyrtarë nuk e kanë bërë deklarimin, ndërkohë që ka afat vetëm edhe të enjten për deklarim.
“Jemi në ditët e fundit tashmë. Ka afat vetëm edhe nesër për deklarimin e pasurisë. Po presim edhe rreth 1.000 zyrtarë që të deklarojnë pasurinë. Ka pak vonesa, por shpresojmë që ta bëjnë këtë me kohë. Kemi organizuar të gjitha kapacitetet njerëzore që t’i pranojmë të gjitha aplikacionet që do të vijnë. Besojmë që shumica e tyre do të vijnë përmes e-mailit. Të gjitha aplikacionet do të pranohen brenda afateve të përcaktuara”, ka thënë Buleshkaj.
Edhe
Policia e Kosovës prin me numrin e zyrtarëve të vonuar në deklarimin e pasurisë
Kryetari i AKK-së ka thënë po ashtu se këtë vit ka pasur edhe mjekë dhe profesorë universitarë të cilët kanë deklaruar pasurinë pa e pasur ende të obligueshme, meqë ligji aktual nuk i ka kaluar ende të gjitha fazat e plotësim-ndryshimit.
“Ndoshta edhe ne si agjenci, por edhe institucionet e tjera përgjegjëse që janë sponsorizuese të Ligjit nuk kemi arritur ta informojmë publikun që Ligji është ende në fazën fillestare në Kuvend, ka kaluar fazën e parë, por ende nuk dihet se kur do ta kalojë fazën e dytë, e pastaj të bëhet i obligueshëm deklarimi i pasurisë për këto dy grupe”, është shprehur Buleshkaj.
-
Tetë ditë deri në mbyllje të afatit, vetëm rreth 28 për qind e zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë
-
78 raste të deklarimit të pasurisë dërgohen në Prokurori
-
Buleshkaj: Numri i zyrtarëve publikë që nuk e deklaruan pasurinë më i madh se vitin e kaluar
-
Rreth 12 mijë zyrtarë do ta deklarojnë pasurinë në vitin 2025