Qytetarë të shumtë po festojnë fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në rrugët e Prishtinës. Në pamjet e KOHËS, shihen qytetarë të grumbulluar me vetura, flamuj dhe muzikë, derisa lëvizin në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.
Ndërkohë, festë e tillë është parë edhe në disa komuna të tjera të Kosovës, si në Gjilan, Gjakovë, Pejë e shumë vende tjera.
Aktualisht në bazë të votave të deritashme të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje po prin ndaj partive të tjera.
Qytetarët kanë thënë se përkundër motit të ftohtë dhe pandemisë, kanë dalë që ta festojnë fitoren e VV-së. Njëri nga ta thotë se ka ardhur nga Amerika për ta shijuar festën.
Festa me fishekzjarre e simpatizantëve të VV-së në GjakovëFesta me fishekzjarre e simpatizantëve të VV-së në Gjakovë
Posted by Koha.net on Sunday, February 14, 2021
Festa e simpatizantëve të VV-së në GjilanFesta e simpatizantëve të VV-së në Gjilan
Posted by Koha.net on Sunday, February 14, 2021