Familja gjashtëanëtarëshe e Fetih Ismajlit nga fshati Hallaq i Vogël i Komunës së Lipjanit ka vendosur ta festojë Kurban Bajramin në rrethin e ngushtë familjar, derisa institucionet e nivelit qendror kanë ndaluar mbajtjen e tubimeve publike.
Kryefamiljari Ismajli ka thënë se kjo festë dallon nga festat e herëve të tjera sepse në të shkuarën, pas faljes së Bajramit, kanë vizituar bashkëvendësit, familjet e dëshmorëve e të tjerë, por sivjet për shkak të pandemisë nuk do të dalin askund, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu edhe familja e Idriz Budakovës nga fshati Rubovc ka mbyllur dyert në ditën e Bajramit. Kjo familje në ditën e Bajramit po e përdor telefonin si mjet për t’ua uruar festën miqve të vet.
Në këtë komunë janë të regjistruara gjithsejtë 187 raste me koronavirus, prej tyre 3 pacientë kanë humbur jetën dhe 84 janë shëruar plotësisht.