Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Më 3 gusht, dy vjet më parë, u miratua Gjykata Speciale

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, dy vite më parë, pikërisht më 3 gusht kanë votuar pro ndryshimit të amendamentit kushtetues, që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ishin 82 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim, që kësaj radhe i hapen rrugë Qeverisë t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket Speciales.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Opozita ishte më e zëshmja në kundërshtimin e themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur të padrejtë, selektive dhe e cila do ta cenojë sovranitetin e vendit.

Edhe Qeveria e pozita e quajtën të padrejtë këtë votim, por të domosdoshme për t’i hequr dyshimet për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën e fundit.