Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Më 2020 Japonia hap ambasadën në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe me të cilën biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës e Japonisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në këtë takim është biseduar edhe për planet rreth hapjes së ambasadës së re Japoneze në Kosovë në 10 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimin ekonomik, projektet ricikluese të ambientit, ngritja e kapaciteteve njerëzore si një asistencë për institucionet, transmeton Koha.net.

“Kosova është falënderuese ndaj Japonisë për ndihmën e madhe që ia ka dhënë vendit në fusha me rëndësi jetike duke qenë një ndër donatorët kryesor dhe për këtë u jemi mirënjohës. Hapja e ambasadës japoneze në Kosovë në vitin 2020 do t’i jap impuls të ri miqësisë dhe partneritetit tonë”, theksoi Haradinaj.

Nga ana e saj, Abe ritheksoi se Japonia mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në çdo sferë të saj dhe se është e hapur që partneriteti mes të dyja vendeve të jetë edhe më dinamik në të ardhmen.

Artikuj të ngjashëm