Ministrja në detyrë e e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot, ka pritur drejtorin e përgjithshëm të Caritas Kosova, Don Viktor Sopi, me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Caritas Kosova, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Të dyja palët nënshkruese u pajtuan për bashkëpunim në periudhë të caktuar kohore me qëllim të zbatimit të projektit të Caritas Kosova, me titull: “Nga parandalimi, nëpërmjet trajtimit dhe rehabilitimit deri te ri-integrimi i suksesshëm”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto aktivitete do të zhvillohen në Qendrën Korrektuese dhe Qendrën për Masa Edukative dhe Korrektuese në Lipjan. Me këtë marrëveshje Palët pajtohen që Caritas Kosova të realizojë aktivitete që kanë për qëllim parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin në funksion të ri-integrimit të të burgosurve pas lirimit.