Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MD-ja ndërron sekretarin i cili intervistoi kandidatët e konkursit të anuluar

Ministria e Drejtësisë e ka ndërruar të hënën sekretarin e saj, Rrahim Rama, shkruan sot Koha Ditore.

Vendimi ka ardhur disa ditë pasi MD-ja kishte intervistuar tre kandidatë për drejtor të Shërbimit Korrektues të Kosovës bazuar në një konkurs të anuluar.

Rama ishte kryetar i Komisionit Vlerësues për zgjedhjen e kandidatit në këtë pozitë. Ai ka ushtruar detyrën e sekretarit të Përgjithshëm të MD-së për vetëm disa muaj dhe pas largimit do ta zëvendësojë Bajram Bujupi.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore) 

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.