Ministria e Drejtësisë së Kosovës përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se i ka shkruar një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë së Rumanisë për të sqaruar procesin e hetimeve për policët rumunë, të dyshuar për vrasjen e aktivistëve Mon Balaj e Arben Xheladini.
Gjatë protestës së 10 shkurtit 2007 dy aktivistët e Vetëvendosjes ishin qëlluar për vdekje nga policët e UNMIK-it, dhe që nga atëherë askush nuk është dënuar për këtë rast, transmeton Koha.net.
“Sot, Ministria e Drejtësisë i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë së Rumanisë për t’u njoftuar në lidhje me arritjet në procesin e hetimeve që shteti rumun po bën në kuadër të hetimeve për vrasjen e dy protestuesve, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, në Prishtinë, në protestën e 10 shkurtit 2007, në të cilën u përfshinë policë rumunë në kuadër të forcave policore të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë”, thuhet në postimin e MD-së.
Tutje Ministria e Drejtësisë thotë se përmes kësaj kërkese është e interesuar që nga institucionet e drejtësisë rumune të njoftohet nëse është marrë vendimi përfundimtar për këtë rast që ka nisur në vitin 2009.
-
Rumunët nuk i përgjigjen Ministrisë për vrasjen e Balajt e Xheladinit
-
Mbahen homazhe te pllaka përkujtimore në nderim të Arben Xheladinit dhe Mon Balaj
-
Haxhiu: Për vrasjen e Balajt e Xheladinit i jam drejtuar Sekretarit të Kombeve të Bashkuara
-
15 vjet nga protesta e përgjakshme ku u vranë dy aktivistët e Vetëvendosjes
-
Kurti në homazhe për Xheladinin e Balajn: Protestonim kundër Pakos së Ahtisaarit me shumë koncesione