Ministria e Shëndetësisë dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.
Qëllimi i këtij Memorandumi lidhet me mundësinë e zbatimit të projektit të titulluar “Rritja e efikasitetit: Monitorimi dhe vlerësimi i zbatimit të parimeve të sundimit të ligjit në Kosovë në bazë të Listës së Kontrollit të Sundimit të Ligjit të Këshillit të Evropës”, e financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë- Programi MATRA dhe zbatuar nga GLPS.
“Rëndësia e këtij Memorandumi është që të përcaktoj veprimet e përbashkëta ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe GLPS-së, sa i përket implementimit të këtij projekti si dhe përgjegjësitë e secilës palë, me synim final të dhënies së qasjes së plotë në të dhëna publike, të nevojshme për zbatimin e projektit, në përputhje me ligjet për qasje në dokumentet publike”, thuhet në njoftim.
Lidhur me zbatimin e këtij Memorandumi, Ministria sikurse edhe GLPS do të marrin përsipër obligimet të cilat i takojnë sipas kësaj marrëveshjeje duke u pajtuar po ashtu që në të gjitha çështjet tjera kontestuese të cilat lindin gjatë zbatimit të tij t’i zgjidhin përmes konsultimeve dhe negociatave mes të dy palëve.
Ky Memorandum Bashkëpunimi do të zgjas për 2 vite nga dita e nënshkrimit nga palët deri në përfundim të projektit.
-
Afatet kanë kaluar, rekomandohet veprim emergjent për të përfituar milionat nga Plani i Rritjes
-
GLPS: Dështimi i krijimit të Qeverisë cenon Planin e Rritjes së BE-së për Kosovën
-
GLPS: Gjyqësori ka mungesë efikasiteti në luftën kundër korrupsionit, sidomos të profilit të lartë
-
Cilat janë problemet në zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit?
-
GLPS për Raportin e Progresit: Kosova sërish s’arriti të shënojë ndonjë progres të mjaftueshëm