Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MD: Avokati Hasimi u suspendua për deklarata të pavërteta - detyrë e tij është të mbrojë Kosovën në rastin e Grandit

Ministria e Drejtësisë, e drejtuar aktualisht nga ministrja në largim, Dhurata Hoxha, përmes një komunikate dërguar mediave, ka sqaruar rastin e suspendimit të avokatit shtetëror, Shefqet Hasimi, për të cilin thotë të mos jetë suspenduar vetëm pse ka folur kundër korrupsionit, por se në komunikim zyrtar ka bërë deklarata të pavërteta.

MD thotë se avokati shtetëror Shefqet Hasimi u suspendua dhe ka filluar procedura disiplinore kundër tij sepse në komunikim zyrtar ka bërë deklarata të pavërteta në raport me Agjencinë Kosovare të Privatizimit duke e akuzuar atë se ka bërë privatizimin e kundërligjshëm të “Hotelit Grand”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Avokati shtetëror, Sheftqet Hasimi, e ka bërë këtë deklaratë të pavërtetë edhe pse Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme për Çështjet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit në dy instanca e ka vërtetuar se privatizimi i Hotelit Grand ka qenë i ligjshëm. Kjo çështje është ngritur edhe deri në Gjykatën Kushtetuese, e cila e ka refuzuar ankesën. Republika e Kosovë është paditur nga Mabco Construction në arbitrazh ndërkombëtar për dëmshpërblim lidhur me rastin e privatizimit të “Hotel Grand” dhe në këtë procedurë Republika e Kosovës mbrohet nga Avokatura Shtetërore, pjesëtar i të cilës është vet Shefqet Hasimi. Deklaratat e tij të pavërteta e dëmtojnë pozicionin juridik të Republikës së Kosovës në procedurën e arbitrazhit dhe janë jo vetëm joprofesionale por edhe të pandershme, kur si avokat shtetëror e ka për detyrë të mbrojë Republikën e Kosovës”, thotë MD në reagimin e saj, raporton Koha.net.

Më tej, kjo Ministri thotë se nëse avokati shtetëror Shefqet Hasimja ka fakte se procedura e privatizimit të “Hotel Grand” ka elemente korruptive, “si avokat shtetëror është dashur të ngritë këtë çështje te organet kompetente, gjë që nuk e ka bërë, e jo të bëjë deklarata që dëmtojnë interesin juridik të Republikës së Kosovës”.

“Kundër veprimeve joprofesionale të avokatit shtetëror Shefqet Hasimja, Ministria e Drejtësisë ka pranuar ankesa të shumta nga Ministritë dhe Agjencitë shtetërore për qasje joprofesionale, kulmi i të cilave ka qenë deklarata lidhur me “Hotelin Grand”, dhe për të cilat tani do t’i nënshtrohet procedurës së disiplinimit”, ka përfunduar MD reagimin e saj.