Senatori amerikan John McCain sot shkon në Beograd dhe atje takohet me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiqin për të biseduar për Kosovën, transmeton Koha.net.
Vuçiq,siç njofton b92, ka thënë se me senatorin amerikan dot ë bisedojë për pozitën e serbëve në Kosovë ndërsa pret që të bëhet fjalë edhe për Sirinë, përkatësisht për orientimin politikës së jashtme të Serbisë.
Kryetari i ardhshëm serb ka shtuar se Kosova do të jetë njëra nga temat duke u ankuar se tani nuk është lehtë të flitet për këtë temë, pasi, sipas tij, “çfarë të thuhet pas deklaratave të Daut Haradinajt, Hashim Thaçit dhe ftesës së shqiptarëve në Maqedoni që t’i marrin gjërat vetë në duar”.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiqi nesër në New York takon Pompeon, “ka të ngjarë të flasin për Kosovën”
-
Kryetari serb me senatorin amerikan flet mbi “bisedimet e vështira” për Kosovën
-
Senatori amerikan McCain, të enjten në Kosovë
-
McCain të enjten në Prishtinë, i drejtohet Kuvendit të Kosovës
-
McCain, Vuçiqit: Guxoni e vazhdojeni dialogun me Kosovën