Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

McCain lavdëron luftën e Kosovës kundër terrorizmit, premton ndihmë për formimin e Ushtrisë

Senatori amerikan John McCain ka treguar qëllimin e vizitës së tij në Kosovë dhe kërkoi falje për shkak të kohës së shkurtër që ka në dispozicion sepse pas Kosovës ai do të qëndrojë edhe në Shqipëri.

Duke u drejtuar Kuvendit të Kosovës, McCain rikujtoi punën e tij që në vitet ’90 kishte bërë me senatorin e atëhershëm të SHBA-së, Joe Biden për të shpëtuar popullatën shqiptare nga gjakderdhja, por edhe për të punuar për pavarësimin e saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka folur edhe për ndërhyrjen ushtarake dhe luftën e zhvilluar për pavarësimin e vendit. Në vazhdimin e fjalimit të tij, McCain ka thënë se është shumë e rëndësishme integrimi i serbëve të Kosovës në institucioneve të vendit si dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Koha.net.

“Për këtë normalizim kam biseduar edhe dje në Beograd”, ka thënë McCain.

Në vazhdim, McCain ka vlerësuar lart luftën e Kosovës kundër terrorizmit ekstrem e të dhunshëm islamik, duke thënë se i vjen keq që Kosova nuk ka marrë meritat që i ka në këtë luftë të këmbëngultë të saj.

Ai ka dhënë shifra për të arrestuarit si të dyshimtë për pjesëmarrje në luftën e ISIS-it.

McCain ai ka përkujtuar edhe zhvillimet në vend, duke përmendur edhe punën që e pret Kosovën drejt anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian dhe për liberalizimin e vizave.

Ai ka thënë se për liberalizimin e vizave është i nevojshëm ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

“Këtë e kërkoj nga ky Kuvend”, ka thënë McCain.

Senatori amerikan ka folur edhe për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, transmeton Koha.net.

“Si kryesues i komisionit të Senatit për Forca të Armatosura, ju siguroj se do të bëj përpjekje maksimale për të ndihmuar shndërrimin e FSK-së në forcë të vërtetë sigurie të Kosovës, e cila duhet të bëhet me ndërrime kushtetuese”, ka thënë veç të tjerash McCain.