Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

McAllister: Rusia s’e jep Ballkanin, qëllimisht e destabilizon Serbinë

Rusia po e rrit ndikimin në Serbi për ta penguar procesin e integrimeve europiane, thotë shefi i Komitetit për Politikë të Jashtme i Parlamentit Europian David McAllister, transmeton Koha.net.

Ai ka deklaruar se Moska në përgjithësi po bën ndikim te vendet e Ballkanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rusia po bën politikë të destabilizimit të situatës në Serbi në mënyrë që të mos lejojë hyrjen e vendeve të Ballkanit në përbërje të Bashkimit Europian”, transmeton “sputnjik” deklaratën e David McAllister dhënë “Weltit” të Gjermanisë.

"Rusia qëllimisht po e destabilizon Serbinë. Kjo po na shqetëson shumë“, ka thënë ai.

McAllister ka shtuar se Moska po përpiqet të bëjë ndikim të madh në media, te një numër i madh politikanësh e te shoqëria civile. Ai ka shtuar se Serbia Rusinë e konsideron njërin nga mbështetësit më të mëdhenj.

Rusia dhe Serbia në vitin 2014 kanë nënshkruar marrëveshjen e "partneritet strategjik”.

“Welt“ shkruan se pos Rusisë, ndikimin e vet në Ballkan po përpiqen ta zgjerojnë edhe Turqia, Kina, Arabia Saudite dhe Katari.