Komuna e Prishtinës njofton se duke filluar nga dita e hënë, 21 tetor, rruga “Nazmi Mustafa” në lagjen “Pejton” do të jetë e mbyllur për qarkullim me automjete.
Sipas njoftimit, në lagjen “Pejton” po fillojnë punimet për implementimin e projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe rrugëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prandaj lusim banorët për bashkëpunim, fillimisht duke i larguar veturat e parkuara në këtë rrugë, në mënyrë që të mundësohet qasja në pjesët ku do të punohet”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Komuna thërret qytetarët që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim në këtë pjesë të qytetit.