Kryetari i Dhomës së përfaqësuesve të Parlamentit të Marokut Habib El Maliki ka deklaruar se Maroku s’e njeh Kosovën, transmeton Koha.net.
"Meqë dihen mirë faktet gjeografike dhe historike, nuk mund ta njohim shtetin e vetëshpallur,sepse kjo do të ishte rrezik për rajonet tjera në botë", citon b92 të ketë thënë El Maliki.
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë Maja Gojkoviq e ka falënderuar Marokun që e përkrah Serbinë, rezolutën 1244 si dhe zgjidhjen me dialog të problemit.
Maliki është takuar edhe me kryetarin e Serbisë Alaksandar Vuçiq i cili e ka falënderuar atë për “përkrahjen që Maroku i jep Serbisë në ruajtjen e sovranitetit të saj
Maliki, sipas medieve serbe, ka thënë se të gjitha problemet mund të zgjidhen me dialog dhe me respektim të së drejtës ndërkombëtare.