Arbëri

Mblidhet sot Kuvendi, diskutohen disa projektligje

Kuvendi i Kosovës mban të enjten seancën plenare në të cilën do të shqyrtohen ndër të tjera projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, dhe projektligjin për mbështetjen e punëve publike.

Kohë më parë, ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati ka thënë se duke marrë për bazë luhatjen e çmimeve në sektorin ndërtimor kanë ngecur shumë punime, prandaj edhe kanë iniciuar Projektligjin për mbështetjen e punëve publike, që parasheh kompensime shtesë për operatorët ekonomikë.

Seanca nis në orën 10:00. Kurse, dy orë më vonë, Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare.