Një pamje e bukur e mbushur me gjelbërim është plotësuar këto ditë me shtylla të bardha betoni, me të lënë rrugën Deçan- Gjakovë, në të majtë të saj, në Irzniq. Fshati në afërsi të Deçanit, shtrihet në rrafsh, përballë Bjeshkëve të Nemuna në anën tjetër. Përderisa largpërçuesi gjarpëron skaj rrugës nga rrafshi, drejt maleve, që fillojnë të theksohen në Ratish.
Ai që njihet si Largpërçuesi i Lumëbardhit (LP), në gati pesë kilomentrat e tij është rinovuar komplet, janë ndërruar shtyllat, si dhe përçuesit dhe pajisjet përcjellëse. Aty, tashmë gjithçka është e re.
Ky largpërçues, dekada me radhë kishte probleme të theksuara në furnizimin me energji elektrike, pasi afektohej nga faktorët atmosferikë, sidomos gjatë dimrit në zonat malore. Por, tashmë gjithçka është tejkaluar. Rreth pesë mijë banorë do të hyjnë në dimër me një brengë më pak, që po zgjaste për gati gjysmë shekulli.
Asllan Hasani, i pari i fshatit Ratish, falënderon KEDS-in për këtë investim. “Ky është projekt jetik për ne. Rrjeti i ri po na gëzon tej mase, pasi jemi ballafaquar më herët me shumë peripeci. Për 40 vjet me radhë, vazhdimisht më është dashur që të jem në gjendje gatishmërie për ndonjë të papritur në rrjetin elektrik. Tash erdhi koha që të pensionohem”, thotë Hasani.
Ai nuk e fshehte aspak gëzimin për këtë investim.
“Po na heqet vërtet një barrë e rëndë. Jeta, sidmoso gjatë dimrit, vështirësohet shumë në këto anë për shkak të terrenit malor. Por, kjo infrastrukturë e re na lehtëson shumë”, shton Hasani.
Edhe
Mbi 14 mijë banorë të komunës së Rahovecit përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
Largpërçuesi i Lumbardhit ishte më problematiku në Komunën e Deçanit. Duke e parë këtë gjendje të trashëguar, KEDS përmes ekipeve të veta të Mirëmbajtjes kishte bërë projektin dhe realizimin e kishte filluar gjatë verës. Ky projekt është finalizuar këto ditë dhe vlerësohet që tejkalon problemet për një kohë të gjatë.
KEDS është duke investuar në dhjetëra lokalitete vetëm sivjet, në mënyrë që rrjeti elektrik të jetë sa më modern dhe të përballojë kërkesën në rritje për energji elektrike dhe të afektohet sa më pak nga faktorët atmosferikë.
tash, gjatë tetë vjetëve të operimit KEDS ka realizuar mbi 1500 projekte, prej nga kanë përfituar qindra mijë konsumatorë.
-
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-
Më shumë se 6,000 banorë të Shajkofcit të Podujevës bëhen me rrjet elektrik stabil
-
Linja elektrike nga terrene të vështira zhvendoset përgjatë rrugës-siguri e kualitet për rreth 8000 banorë të Kramovikut
-
KEDS investon 350 mijë euro në Gurbardh të Malishevës