Arbëri

Mbi pagabueshmërinë e presidentit Trump

Foto: Koha

Zbulimi i Amerikës me sy kritikë

1.

Mësimi i parë dhe i thellë që kam mbajtur mend si fëmijë dhjetëvjeçar në shkollë amerikane ka qenë relacioni me autoritetin (mësuesit, në këtë rast), i cili qe ndërtuar në dy shtylla bazike. Njëra ishte respekti në adresim e komunikim (që të gjitha mësueset ishin miss apo mrs. dhe të gjithë mësuesit mr.) dhe tjetra ishte e drejta e dialogut. Në atë relacion nxënësi jo vetëm që kishte të drejtë, por ishte i inkurajuar ta shprehte mendimin e vet, madje deri në kundërshtim të mendimit të mësueses/mësuesit, me tërë respektin për të. Për një fëmijë që vinte prej një sistemi arsimor të socializmit (i fortë në matematikë dhe në dëgjueshmëri absolute) ky ishte zbulim. Zbulim i Amerikës.

Ky mësim i parë më ka shtyrë të përpiqem të kuptoj pse - në thelbësore të reduktuar në pyetjen e një fëmije: pse kam pasur të drejtë si fëmijë dhjetëvjeçar të dialogoja me mësuesin në shkollë amerikane e jo në atë socialiste?

Të thjeshtësuara, dy janë përgjigjet.

Një, Amerika u ndërtua si mospranim i autoritetit absolut. Kryengritja e 13 kolonive amerikane kundër mbretit britanik ndërtoi një demokraci, e cila krijon një numër balancash kushtetuese ashtu që të mos ketë kurrë më autoritet absolut. Ashtu që qytetari t’i adresojë autoritetet, si unë në shkollë që kisha të drejtë ta jepja mendimin për leximin e dhënë apo të kontestoja mënyrën se si u arrit zgjidhja matematikore.

Vështrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.