Pritjet e gjata kufitare ende po vazhdojnë.
Mëngjesin e sotëm, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në Merdare, transmeton Koha.net.
Deri në 90 minuta shkojnë pritjet për të dalë prej kësaj pike kufitare nga Kosova e 5 deri në 10 minuta për të hyrë.
Te Dheu i Bardhë, duhen deri në 10 minuta për të dalë nga Kosova e 5 për të hyrë.
Ndërkaq, pritjet prej 5 minutash për të dalë nga Kosova janë në pikat kufitare Glloboqicë, Qafë e Prushit, Qafë e Morinës, Kullë, Bërnjak, Vërmicë, Hani i Elezit, Jarinje, Mutivodë dhe Muçibabë.
Ditëve të fundit janë rritur pritjet në pikën kufitare në Merdare deri në 9 orë.
Artikuj të ngjashëm