Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 90 kamera do ta mbikëqyrin Gjilanin, me to synohet rritja e sigurisë

96 kamera do të vendosen në qytetin e Gjilanit.

Kamerat, sipas një projekti të Komunës dhe Policisë së Kosovës, do të vendosen në tri hyrje-daljet e qytetit dhe në udhëkryqe.

Ato do të vendosen edhe jashtë objekteve shkollore dhe nëpër institucione tjera publike, raporton KTV.

Vendosja e këtyre kamerave do të rrisë nivelin e sigurisë, thonë zyrtarët komunalë.

Policia e Kosovës thotë se ka kohë që e ka ngritur këtë çështje.

Qytetarët e mirëpresin vendosjen e kamerave, që, sipas tyre, do të ndikojë që të kenë një ambient më të sigurt.

Edhe Vendosen 100 kamera të sigurisë në Gjilan Arbëri Vendosen 100 kamera të sigurisë në Gjilan

Projekti është financuar nga Ambasada Amerikane në vlerë prej 88 mijë dollarësh.

Sipas zyrtarëve komunalë, zbatimi i projektit do të nisë së shpejti, ndërsa është i paraparë të përfundojë brenda këtij viti.