Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 80 për qind e serbëve s’e duan BE-në nëse kushti është të njihet Kosova

Mbi 80 për qind e qytetarëve të Serbisë nuk do të mbështesnin pavarësinë e Kosovës edhe sikur një gjë e tillë të ishte kusht për anëtarësimin e shtetit serb në Bashkimin Evropian, tregon një sondazh i Institutit për Çështje Evropiane dhe i agjencisë Ninamedia në Beograd.

Sondazhi, i realizuar nga data 16 deri më 20 mars, me 1,203 të anketuar, nxjerr në pah se një e treta e tyre do të mbështesnin ndarjen e Kosovës, ndërsa 56 për qind jo.

Pranimin e Kosovës nga Qeveria aktuale e Serbisë ose ndonjë e ardhshme e pret 26 për qind e qytetarëve serbë të anketuar, ndërsa 55 për qind e tyre konsideron se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Vetëm 11 për qind e të anketuarve do ta mbështesnin pavarësinë e Kosovës si kusht për anëtarësim në BE, ndërsa 81 për qind jo.

Tibor Moldvai, nga Instituti për Çështje Evropiane, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se qytetarët e arsimuar janë më të prirur për të mbështetur idetë që, sipas tij, do të zgjidhnin përfundimisht statusin e Kosovës, qoftë ai pozitiv apo negativ për Serbinë.

Edhe Gjysma e qytetarëve të Serbisë besojnë se vendi i tyre s’do të ketë më sovranitet në Kosovë Arbëri Gjysma e qytetarëve të Serbisë besojnë se vendi i tyre s’do të ketë më sovranitet në Kosovë

“Edhe pse 81 për qind e qytetarëve nuk do të mbështesnin pavarësinë e Kosovës si kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE, kur flasim për gjeneratat e reja, ky numër është për 10 deri në 15 për qind më i ulët”, tha Moldvai.

~ Serbët në rrugë të pasigurt

~ Tri javë për themelimin e Asociacionit

Edhe disa qytetarë në Beograd, të anketuar nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, ndajnë qëndrimin e shumicës që tregon sondazhi i lartpërmendur.

Të pyetur se a do të mbështesnin pavarësinë e Kosovës si kusht për të hyrë në BE, ata thonë ‘jo’.

Edhe Më shumë serbë mendojnë se Serbia do ta njohë Kosovën Arbëri Më shumë serbë mendojnë se Serbia do ta njohë Kosovën

“Kurrë. Serbia pa Kosovën nuk është askush dhe asgjë”, tha Ilija Zhivkoviq.

“Jo, Kosova ka qenë gjithmonë hapësirë e jona”, tha një qytetare tjetër me emrin Lilana.

Gjetjet e sondazhit nuk janë befasuese për Dragan Popoviqin, nga Qendra për Politika Praktike në Serbi.

“Kurrë në këtë shoqëri nuk ka pasur debat të vërtetë se përse Serbia e ka humbur Kosovën, çfarë ka ndodhur atje, përse janë thyer lidhjet midis dy shoqërive e të tjera. Në këtë kontekst dhe duke shtuar këtu rritjen e tensioneve dhe forcimin e retorikës patriotike në muajt e fundit, nuk mund të ketë rezultate të tjera të sondazhit”, tha Popoviq.

Edhe Vetëm 21 për qind e serbëve kanë mendim pozitiv për BE-në Botë Vetëm 21 për qind e serbëve kanë mendim pozitiv për BE-në

Në javët e ardhshme pritet që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të shpallë para opinionit propozimin e tij për, siç thuhet, zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Para Prishtinës dhe Beogradit është edhe obligimi për të nënshkruar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve.