Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka folur në emisionin 038 në KTV lidhur me aplikimin për ndihmat e qytetarëve dhe bizneseve.
Numri i bizneseve që kanë aplikuar sipas Nushit, ka qenë 7 mijë 136.
“Aplikimi online për grante për ndërmarrje të vogla e të mesme, që kanë aplikuar brenda 10 ditëve ka përfunduar. Janë 7 mijë e 209 biznese që janë regjistruar e 7 mijë e 136 kanë aplikuar. Disa vetëm janë regjistruar e tjera kanë aplikuar”, tha ai.
124 raste, tha Nushi, kanë qenë me disa gabime teknike, përfshirë numrin fiskal.
‘Ka pasur gabime edhe në fushën e llogarisë bankare. Kanë dërguar numrin e kartelës bankare jo xhirollogarisë”, tha Nushi.
Artikuj të ngjashëm
-
Prishtinës nuk i mjaftojnë 5 milionë euro për subvencionimin e bizneseve
-
Nushi: Komuna e gatshme për vaksinim masiv, 18 ekipe do të shpërndahen në pesë QMF
-
Shumica e bizneseve të Prishtinës ende nuk janë rimbursuar
-
Komuna e Prishtinës subvencionon mbi 10 mijë qytetarë që e kaluan COVID-19 me nga 50 euro
-
Nushi: Kërkesa të shumta për testime rapide në Prishtinë