Kompania për shitjen e derivateve të naftës, Hib Petrol, është ndër të parat kompani që ka vendosur arkat fiskale.
Por, paralajmërimi për futjen e një sistemi të ri të arkave fiskale ka ngritur shqetësimet te ta, raporton KTV.
Zyrtarë të kësaj kompanie thonë se vlera e deritashme e vendosjes së arkave fiskale tejkalon 200 mijë euro. Të njëjtit kërkojnë nga qeveria të mos ndërmarrë asnjë hap pa u konsultuar me bizneset.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, është përpjekur që t’i qetësojë bizneset, duke thënë se nga kjo iniciativë, ato nuk do të kenë asnjë shpenzim shtesë.
Por, me këto deklarata nuk pajtohen përfaqësuesit e kompanive që merren me shpërndarjen e arkave fiskale.
Edhe
Fiskalizimi i ri prek mbi 11 mijë biznese
Madje thonë se drejtuesit e ATK-së e kanë pranuar se sistemi i ri do të ketë kosto për bizneset.
Sipas të dhënave të kësaj shoqate, nga një proces i tillë pritet të preken 30 mijë biznese që tashmë janë të fiskalizuara.