Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 20 persona me aktakuza në listat e partive politike - prin VV

Partitë politike kanë dështuar të largojnë nga listat e tyre persona që kanë aktakuza për krim e korrupsion dhe të tjerë për akuza të ndryshme.

Megjithëse listat ende nuk janë certifikuar, në to janë 22 persona, që KTV-ja ka arritur të konfirmojë se ndaj tyre ka aktakuza.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në koalicionin e udhëhequr nga PDK-ja, zyrtarisht me ligjin kanë probleme 6 persona. Prej tyre, dy akuzohen për keqpërdorim të detyrës në poste që kanë pasur më herët dhe për krim të organizuar, raporton KTV.

Fatmir Limaj, vazhdon të gjykohet për rastin e njohur si MTPT.

Djali i Sami Lushtakut, Mërgimi është i akuzuar për dhënie të ndihmës personave pas kryerjes së veprës penale.

Në listën e udhëhequr nga Kadri Veseli, ka deputetë që janë të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës, tani pas bashkimit të tyre në koalicionin PDK-AAK-Nisma.

Këtu përfshihen, Pal Lekaj, Haxhi Shala, Time Kadrijaj dhe Teuta Haxhiu. Në total, më së shumti të akuzuar ka në listën e deputetëve të Vetëvendosjes.

Nga 110 kandidatë, me aktakuza janë 15 prej tyre, përfshirë udhëheqësin e listës, Albin Kurti.

Albert Krasniqi nga KDI-ja thotë se fushata e tyre #AsUne, synon vetëdijesimin që së paku kandidatët e korruptuar të mos votohen.

Lista e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, nuk ka asnjë të akuzuar.