Arbëri

Mbi 10 mijë është numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 3.252 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve 335 raste kanë rezultuar pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 103.815 raste nga 517.734 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.125 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 484 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 90.812 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.878.