“Termokosi” ka njoftuar se edhe këtë stinor konsumatorët do të paguajnë tarifat e njëjta.
“Termokos” ka thënë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka miratuar strukturën e re tarifore.
Sipas strukturës tarifat janë të njëjta.
Për konsumatorët shtëpiakë tarifa është 76 centë për metër katrorë, ndërsa për konsumatorë komercialë 95 centë për metër katrorë.
“Lajm i mirë për konsumatorët. ZRRE ka miratuar strukturën e re tarifore për konsumatorët e NP "Termokos" SH.A. për sezonin ngrohës 2022/2023. Sipas kësaj strukture, edhe këtë sezon ngrohës faturimi për konsumatorët banesor dhe afarist/institucional do të bëhet me tarifa të pandryshuara nga sezoni i kaluar”, thuhet nga “Termokosi”.

Artikuj të ngjashëm
-
Mbesin të njëjta tarifat në Ngrohtoren e Gjakovës
-
ZRRE-ja ul çmimin për ngrohje
-
"Termokosi" njofton se ka filluar para kohe sezoni i ngrohjes në Prishtinë
-
“Termokosi” njofton përmbylljen e sezonit të ngrohjes
-
Kryeshefi i Termokosit: Konsumatorët u faturuan për shpenzim real, 65% me fatura më të lira