Kanë mbërri në portin e Durrësit, me anijen “Galene M”, 9263 ton tuba çeliku, të fundit që do të përdoren për shtrimin e tubacionit të gazsjellësit TAP në territorin e Shqipërisë.
Në kalatën 10 të portit të Durrësit ka mbërritur anija “Galene M” me 9263 ton tuba çeliku.
Kjo është anija e fundit me tuba, që mbërrin në portin e Durrësit dhe që po shfrytëzohen për shtrimin e Gazsjellësit TAP në territorin e Shqipërisë. “Galene M” është anija e 15-të me tuba, që ka mbërritur nga muaji prill i vitit të kaluar.
Që prej 15 muajsh, 14 anije të tjera tregtare kanë sjellë në portin e Durrësit mbi 125 mijë ton tuba çeliku gjithsej, që do t’i shërbejnë Gazsjellësit. Përpunimi i anijeve dhe makinerive për gazsjellësin TAP ka nisur më 4 prill të vitit të kaluar në Terminalin Lindor të portit më të madh të vendit.
Gazsjellësi Trans-Adriatik (TAP) do të nisë në kufirin midis Turqisë dhe Greqisë. Nga kjo pikë TAP-i do të vazhdojë në pjesën tokësore, duke përshkuar të gjithë territorin e Greqisë së Veriut, që është dhe pjesa më e gjatë, dhe më pas për 215 km do të vazhdojë drejt perëndimit përmes Shqipërisë deri në bregdetin e Adriatikut.
{gallery}
-
Çdo ditë në Itali, përmes TAP-it, transportohen rreth 10 milionë metër kub gaz
-
TAP nis operimin tregtar, Shqipëria gati të ofrojë të gjithë spektrin e shërbimeve të mirëmbajtjes
-
Gazsjellësi TAP fillon operimin tregtar në Shqipëri, gati t’u ofrojë gaz transportuesve
-
TAP i gatshëm të transportojë gazin natyror në Evropë
-
TAP-i me investime miliardëshe në Shqipëri