Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbërrijnë në Shqipëri edhe dy avionë të tjerë me afganë

Dy avionë të tjerë me afganë mes të cilëve edhe fëmijë kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njoftoi se në orën 3:50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.

Ata janë pritur nga zëvendësministrja e Jashtme, Megi Fino.

Ndërsa mëngjesin e sotëm ka mbërritur në Rinas edhe avioni i pestë brenda 72 orësh, me 28 persona në bord të cilët janë vendosur në Tiranë, bashkë me 182 afganët e mbërritur sot, në Shqipëri shkon në 457 numri i tyre.