Dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo shumicë në Republikën e Kosovës, sot do të bëhet nga Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.
Sipas një deklarate të Presidencës, dekretimi i tyre është edhe një nga masat afirmative, të cilat institucionet e Kosovës i ndërmarrin për të arritur një barazi të plotë dhe efektive të pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës, ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore.
Ndërsa, siç shihet në disa pamje të KTV-së, një autobus nën përcjellje të Policisë së Kosovës, ka arritur para ndërtesës së Presidencës së Kosovës, e që besohet se në të janë pikërisht gjyqtarët dhe prokurorët serbë.
Me aktin e betimit, bëhet edhe zbatimi i plotë të Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel, më datën 10 shkurt 2015.
-
Gjyqtarët dhe prokurorët serbë dhanë betimin para Presidentit Thaçi
-
Sot bëhet dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë
-
Betimi i gjykatësve dhe i prokurorëve serbë për veri, të martën
-
Dekretohen dhe betohen 37 gjyqtarë të rinj
-
Dorëhiqen tre gjyqtarë nga komunitetet të dekretuar në tetor të këtij viti