Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbahet punëtoria në mes MPJ-së dhe BE-së mbi vlerësimin e kërcënimeve hibride

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Prishtinë, respektivisht Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS) të BE-së, kanë mbajtur punëtorinë, ku është prezantuar pyetësori mbi vlerësimin e BE-së mbi kërcënimet hibride, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës në këtë aktivitet është përfaqësuar nga zëvendësministri i jashtëm, Anton Berisha, ndërsa nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS) të BE-së ka marrë pjesë, Gabor Iklody, drejtor i Menaxhimit të Krizave dhe i Drejtorisë së Planifikimit (CMPD).

Në cilësinë e nikoqirit të këtij takimi të rëndësishëm, zëvendësministri, Berisha, vlerësoi lart këtë vizitë dhe theksoi se gatishmëria e Republikës së Kosovës për realizimin kësaj punëtorie është shembull i bashkëpunimit me institucionet kompetente të BE-së.

Më pas, ai u zotua se MPJ, si autoritet kontakti i këtij projekti strategjik në koordinim me institucionet kompetente të vendit, do të jetë në nivel të përgjegjësive për të adresuar dhe finalizuar kërkesat e dala nga kjo punëtori.

Aktiviteti i përbashkët është mbajtur duke iu referuar kërkesës zyrtare të Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, drejtuar Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë.