Anëtari i AAK-së, Halil Matoshi është përplasur ashpër me deputeten e zgjedhur të Vetëvendosjes, Fatmire Kollçakun.
Matoshi e ka akuzuar anëtaren e VV-së, se po manipulon me publikun kur po flet për rolin e serbëve në Qeverinë e Kosovës.
“Po manipuloni me publikun. Serbët i kanë pranuar ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk do të varet as nga VV-ja dhe as nga Beogradi, ka thënë Matoshi në televizionin publik.
Anëtari i AAK-së madje ka thënë se Vetëvendosja nuk ka politikë, por ka pallavra.
“Po ua mohoni të drejtën serbëve, dhe po e akuzoni Haradinajn se po ndërton qeveri me serbë”, ka thënë Halil Matoshi, përcjell rtklive.
Kurse deputetja e Vetëvendosjes, ka thënë se Matoshi duhet të kërkojë falje pasi po keqinformon publikun.
-
Abrashi: Bllokada e Kuvendit - budallaki e opozitës
-
Vetëvendosje i çon porosi Nismës se nuk e merr në Qeveri
-
Kurteshi: PAN-i po tallet me qytetarët
-
Deputetja e Vetëvendosjes thotë se PAN-i nuk do të sjellë ndryshime në Kosovë
-
Vitin e shkuar VV-ja “s’kishte votë” për Listën Serbe. Sot e votoi Sllavko Simiqin nënkryetar