Lipjan, 22 shkurt – Banorët e fshatit Kraishtë të Komunës së Lipjanit që nga viti 2004 vazhdojnë të përballen me telashe pronësore derisa sistemi digjital për matje gjeodezike nga lindja në perëndim ua ka lëvizur pikat kadastrale nga 2 metra për secilën parcelë.
Lëvizje të pikave gjeodezike janë shfaqur edhe nëpër rrugët lokale të fshatit, të cilat tashmë janë të asfaltuara, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në bazë të gjendjes faktike në terren banorët tregojnë se gjithçka është në rregull, por, sipas dokumenteve poseduese del që secila familje ka bërë ndërtime shtëpish në parcela të të afërmve.
Kjo çështje tashmë ka futur në telashe banorët, madje në të kaluarën ka pasur edhe raste të përleshjeve fizike, shkaku i pikave gjeodezike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ndarja e “mexhave” me gurë bën që i tërë fshati të ndërtojë shtëpi në prona të huaja
-
Gjatë rrënimit të ish-objektit të vjetër të Komunës dëmtohet kioska digjitale
-
Banorët e katër fshatrave në Lipjan e Shtime iniciojnë peticion kundër groposjes së kafshëve
-
Lagjet “urbane” pa rrugë e adresa
-
Banorët e Brusit tash 11 vjet kërkojnë shtrimin e rrugëve me zhavorr