Aktakuza e parë për falsifikatorët dhe blerësit e statusit të veteranit të UÇK-së është ngritur nga një prokuror i EULEX-it dhe rasti do të trajtohet në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.
EULEX-i ka vendosur t’i mbajë të fshehur emrat, derisa 6 të akuzuarit dyshohen edhe për prostitucion e krim të organizuar, raporton KTV.
Kreu i Shoqatës së Veteranëve, Hysni Gucati, thotë se e kanë të pamundur identifikimin e tyre, derisa ka pranuar se ka pasur dhe ka dëgjuar për keqpërdorim të statusit të veteranit të UÇK-së.
Policia e Kosovës për disa muaj rresht kishte përgjuar grupin, nga të dhënat e të cilëve Prokuroria i EULEX-it, ka arritur të zbulojë se njëri nga të pandehurit ishte përfshirë edhe në shtytjen dhe aranzhimin e marrëdhënieve seksuale me pagesë ndërmjet një gruaje dhe disa burrave; duke përfituar nga kushtet e rënda ekonomike të saj dhe duke përfituar nga kjo veprimtari.
Hetimet kanë zbuluar se i një rrjet ilegal i tregtimit të armëve dhe një sasie të armëve që përbëheshin nga eksplozivë dhe dy armë automatike. Përveç këtyre, në posedim të të pandehurve ishin kapur edhe disa armë tjera të ndryshme.
Edhe
6 të pandehur nga EULEX- i për falsifikime të statusit të veteranit të UÇK-së
Kohavision ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga Agim Çeku, i cili ka udhëhequr Komisionin qeveritar për verifikimin dhe njohjen e statusit të veteranit, por ai ka zgjedhur të heshtë kundrejt pyetjeve dhe thirrjeve të bëra nga televizioni.
Sidoqoftë, Prokuroria e Shtetit është duke e zhvilluar një hetim të gjerë të listave të veteranëve të luftës dhe pritet që shumë shpejt të dalë me rezultate konkrete dhe emra konkrete të atyre që kanë blerë apo kanë falsifikuar statusin e veteranit të UÇK-së.