Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), përmes një komunikate për media ka njoftuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet relevante rreth situatës epidemiologjike të Koronavirusit COVID 19.
Ata thonë se deri tani kanë zbatuar të gjitha rekomandimet që kanë ardhur nga Ministria e Shëndetësisë, derisa kanë paralajmëruar se do t’i marrin të gjitha masat në përputhje me situatën.
“MAShTI deri më tani ka zbatuar të gjitha rekomandimet që kanë ardhur nga Ministria e Shëndetësisë dhe është duke shqyrtuar mundësinë që, në bashkëpunim me MSh dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të merren masa të tjera në përputhje me situatën. MASHTI dhe MSH do të kërkojnë që kjo çështje të shqyrtohet në mbledhjen e kabinetit qeveritar”, thuhet në njoftim.
-
Hoti thotë se po shqyrtohen mundësitë për masa në arsim shkaku i koronavirusit
-
MASHTI shton masat nëpër shkolla për parandalim të koronavirusit
-
Nesër mblidhet Komiteti për COVID-19, diskutohen masat e reja
-
MSH-ja po i shqyrton masat pas rritjes së rasteve me COVID-19
-
Nis mbledhja e Qeverisë, pritet vendimi për masat e reja