Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) e ka punësuar muaj më parë një zyrtare administrative ndonëse ndaj së njëjtës në fillim të këtij viti, Policia ka hapur rast për dy vepra penale.
E.K. dyshohet për ndërhyrje në sisteme kompjuterike dhe ngacmim. E njëjta zyrtare ka qenë e ndaluar për 48 orë për këto dy vepra. Lënda ka kaluar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, e cila është duke zhvilluar hetime, shkruan sot Koha Ditore.
Më 29 maj Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kishte hapur konkurs për pozitën zyrtare administrative.
Burime të sigurta brenda MASHT-it, kanë thënë për gazetën se E.K. kishte nisur punën qysh në muajin mars para se të hapej konkursi për këtë pozitë.
“Ajo ka nisur punën në mars. Madje për shkak se nuk i ka studimet e përfunduara, kabineti i ministrit me sekretarin e MASHT-it patën qenë në hall se si me ja përshtatur konkursin asaj”, ka thënë ky burim brenda Ministrisë së Arsimit./ Edona Kutleshi
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Zyrtarja për Informim në MASHT, dyshohet për dy vepra penale
-
Arrestohen tre zyrtarë nga dy autoshkolla dhe një ekzaminere
-
MASHTI: S’kemi pranuar njoftim zyrtar për aktakuzën për tenderë ndaj 12 zyrtarëve
-
Ngrihet aktakuzë ndaj 12 zyrtarëve për tenderë
-
Aktakuzë ndaj 4 personave që i shkaktuan dëm buxhetit, Prokurori kërkon suspendimin e zyrtareve