Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar udhëzuesit se si duhet të veprojnë drejtoritë komunale të Arsimit, mësimdhënësit dhe nxënësit për mbarëvajtjen e procesit mësimor në kohë pandemie.
Vendimi se si do të vijohet mësimi, nuk është marrë ende, por kjo do të jetë kompetencë e drejtorive komunale, varësisht nga situata epidemiologjike nëpër qytete.
MASH-i ka paraparë tre skenarë për vitin e ri shkollor: A, B dhe C, që janë për më procesin mësimor në shkolla, procesin e kombinuar në shkolla e online dhe online.
“Bashkë me partnerët, MASH-i ka udhëzuar shkollat që të përgatiten për të tre skenarët, të cilët do të implementohen në shkolla varësisht nga situata epidemiologjike dhe rekomandimet e ISHKP-së dhe varësisht nga kapacitetet hapësinore e infrastrukturore të shkollave veç e veç. Ministri Ramë Likaj, kabineti i MASH-it dhe departamentet përkatëse në MASH janë mobilizuar që me bashkëpunim të mirë të të gjithë akterëve, përfshirë DKA-të, shkollat, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit e donatorët, do të bëhet e mundur që t’i përgjigjemi me sukses sfidave të shumta që paraqet organizimi i mësimit në kushtet e pandemisë COVID-19 në shkollat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MASH-it.
{gallery}