Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka marrë vendim për ndarje të bursave për regjistrim të studenteve në drejtime teknike në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional (IAAP) për vitin 2020-2021.
Sipas komunikatës së MASH-it, vendimi synon stimulimin e studenteve për regjistrim në drejtime teknike të IAAP, ndërsa bursat për këtë vit shkollor do të jenë bashkëfinancim i MASH-it dhe projektit LuxDev, i cili për këtë qëllim ka ofruar donacion në vlerë 10 mijë euro.
Në vendimin e ministrit Likaj janë përcaktuar edhe profilet, kushtet dhe kriteret e përfitimit të 40 bursave që do të ndahen për vitin e ri shkollor.
Artikuj të ngjashëm
-
Bursa për nxënësit me rezultate të mira që zgjedhin profile deficitare
-
Përmes bursave, MASH-i synon t’i nxisë nxënësit të regjistrohen në shkolla profesionale
-
MASH-i përfshin në konkursin e bursave edhe studentët e mjekësisë në Prishtinë e Mitrovicë
-
Studentët e Mjekësisë mbesin pa bursa, shkaku i kuotës së 60 kredive
-
MASh: Bursat për studentët nuk u ekzekutuan shkaku i gabimeve teknike