Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Hagë, ka vendosur për rastin e parë që i është referuar.
Kjo degë e Kushtetueses, e cila funksionon jashtë Gjykatës në Prishtinë, ka vendosur masë të përkohshme për urdhrin e Prokurorisë së Specializuar që të dyshuarit të sjellin me vete gjatë intervistimit çfarëdo prove që kanë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInterpretimi për këtë u kërkua muajin e kaluar nga avokati Artan Qerkini, i cili mbron një nga të dyshuarit e Speciales.
Këtë kërkesë, Qerkini e ka bërë me pretendimin se një urdhër i tillë, cenon të drejtat kushtetuese të klientit të tij.
Ai ka sqaruar se urdhri i prokurorit bie ndesh me të drejtat e të pandehurve të garantuara me ligj dhe se barra e provës i bie Prokurorisë e jo të dyshuarve.
Qerkini nuk ka dashur ta bëjë publik emrin e personit që e mbron, me arsyetimin se ai nuk është figurë publike, por vetëm ka qenë pjesë e UÇK-së.
Intervistimi i tij do të bëhet në Hagë, më 11 shkurt.