Halil Ibrahimi ishte regjistruar më 10 janar të vitit 1917 si vullnetar i Ushtrisë austro-hungareze në kohën kur mbretëria duale kishte nevojë për luftëtarë, meqë po humbte terren prej forcave rivale në Ballkan.
Ibrahimit i ishte dhënë menjëherë “letërnjoftimi ushtarak” si dëshmi. Në dokument shkruan se Ibrahimi ishte shtetas malazez, shqipfolës i besimit “muhamedan” me fytyrë të rrumbullakët dhe sy e flokë bojëkafe, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Me gjatësi mesatare”, lexon Bekim Aliu, zyrtar për arkiv dhe digjitalizim në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. “Ja edhe vendi për fotografi, por nuk ka pasur”, shton Aliu, teksa shikon në kompjuter “letërnjoftimin” e skanuar të rekrutit shqiptar. “Por ka shumë raste që vullnetarët nuk kishin pranuar të fotografoheshin për shkak të fesë”.
Mirëpo ishte lufta për çlirim dhe krijim të shtetit shqiptar motivi që i kishte shtyrë edhe shqiptarët myslimanë të rekrutoheshin vullnetarisht për Mbretërinë e krishterë të Austro-Hungarisë në kohën e Luftës së Parë Botërore.
“Letërnjoftimi ushtarak” është vetëm një prej 650 dokumenteve që Aliu i ka sjellë vjet nga Arkivi i Oborrit Mbretëror dhe Arkivi i Luftës në Vjenë. “Janë dokumente që kanë të bëjnë me këtë periudhë të viteve 1916-1918 gjatë Luftës së Parë Botërore”, thekson Aliu, teksa me gishtin tregues shtyp kohë pas kohe shigjetën e djathtë në tastierë për të treguar dokumente të skanuara të fushave të ndryshme. Ndalet në disa prej tyre./Rexhep Maloku
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E diela me Koha Ditore”)
-
Identiteti i myslimanëve të rinj dhe kundërthëniet e blerjes së besimit
- Kosova, kampione e botës
-
FAZ-i publikon dëshmi nga revistat serbe: Vuçiqi krenohej me pjesëmarrjen në luftën e Sarajevës
-
Islamizimi në Ballkan midis detyrimit, shpërblimit e vullnetit
-
Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë