Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, në përkujtim të masakrës së Reçakut, e ndodhur 21 vite më parë.
“Njëzetë e një vite më parë, forcat serbe vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë, pleq, gra e burra e të mitur. Kjo ngjarje jo vetëm tronditi fort ndërgjegjen e gjithë botës demokratike, por edhe përshpejtoi ndërhyrjen politike e ushtarake të NATO-s në Kosovë”, u shpreh Cakaj.
Gjithashtu, ai theksoi se duke kujtuar masakrën e Reçakut, kujtojmë edhe rrugëtimin drejt pavarësisë së Kosovës nëpërmjet fushatave më të shëmtuara të spastrimit etnik dhe gjenocidit.
“Njëzetë e një vjet më vonë ende kujtojmë nevojën për vënie para drejtësisë të frymëzuesve politikë dhe zbatuesve ushtarakë e spastrimit etnik dhe veprimeve gjenocidiale në Kosovë”, përfundoi ministri Cakaj.
-
Kujtohet vrasja e 45 civilëve shqiptarë në masakrën e Reçakut
-
Xhaçka: Masakra e Reçakut të shërbejë si kujtesë që rajoni të bashkëpunojë pa mentalitet të gjenocidit
-
Bëhen 23 vjet nga Masakra e Reçakut, mblidhen njerëz për homazhe
-
22 vjet nga masakra e Reçakut
-
Në Reçak kujtohen viktimat civile të terrorit serb në Kosovë