Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Marrëveshjet e Brukselit e kanë vështirësuar jetën e qytetarëve, thotë Nagavci

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagvaci, ka thënë se dialogu me Serbinë e ka vështirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës.

Ajo ka thënë në televizionin publik se Vetëvendosje nuk është kundër dialogut.

“Vetëvendosje është kundër dialogut pa parime dhe dialogut që vazhdimisht ka sjellë marrëveshje që e kanë dëmtuar Kosovën. Sovraniteti i Kosovës po cenohet çdo ditë e më shumë. Lehtësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës nuk ka ndodhur, këto marrëveshje e kanë vështirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ajo.