Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Maroku që s’e ka njohur Kosovën e fton për vizitë Vuçiqin

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka pritur sot ministrin e Jashtëm të Marokut Nasser Bourita nga i cili ka pranuar përshëndetje nga mbreti i këtij vendi Mouhammed VI si dhe ftesën e tij për ta vizituar Marokun, transmeton Koha.net.

Në kumtesën e publikuar në mediet serbe, theksohen fjalët Bouritas se “Maroku nuk e ka ndryshuar qëndrimin rreth respektimit të sovranitetit e të integritetit territorial të Serbisë”.

Me togfjalëshin ”sovranitet e integritetet territorial” në Beograd Kosova është në përbërje të Serbisë.

Maroku, mbretëria arabe në Afrikën Veriore, ende nuk e ka njohur pavarësinë Kosovës.