Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Maqedonia bën thirrje për bashkëpunim ndërkufitar me Kosovën

 

Është publikuar thirrja e parë publike për projekte për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës në suaza të së cilës në dispozicion janë 2.040.000 euro nga ana e Bashkimit Evropian për projektet për të dy shtetet, deklaroi në konferencën e sotme për media ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Thirrja publike do të jetë e hapur deri më 28 korrik, ndërsa bashkëfinancimin në lartësi prej 15 për qind nga mjetet e shfrytëzuara për këtë thirrje publike do t’i sigurojë Ministria. Mund të aplikojnë organizata joqeveritare, komuna, qendra të rajoneve malore, universitete, shkolla, biznes asociacione dhe subjekte tjera jofitimprurëse nga rajoni planor i Pollogut, Shkupit dhe rajoni Verilindor”, deklaroi Frazliu. Theksoi se mjetet janë dedikuar për projekte në dy sfera dhe atë një milion euro për konkurrencë dhe zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe një milionë për projekte për nxitjen e turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

“Deri në vitin 2020 për implementimin e Programit për bashkëpunim ndërkufitar me Kosovën në dispozicion janë gjithsej 8,5 milionë euro. Nga ana e Brukselit për herë të parë është vendosur program për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Serbisë. Punohet në vendosjen dhe organizimin e strukturave nga të dy palët, të cilat së shpejti duhet ta publikojnë thirrjen e parë publike”, deklaroi Fazliu. Theksoi se mbështetja nga BE-ja përmes IPA instrumentit është shumë e rëndësishme për Maqedoninë dhe do të angazhohet për shfrytëzim maksimal, sepse realizimi i këtyre projekteve, siç tha, çon drejtë integrimit social dhe ekonomik të të gjithë qytetarëve në shoqëri.