Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se rritja e përdorimit të inteligjencës artificiale dhe rreziqet nga dezinformimi dhe ndërhyrjet e jashtme keqdashëse janë sfidat kryesore digjitale në aspektin e mbrojtjes.
Deklaratën e ka bërë në ditën e dytë të punimeve të Forumit të Sigurisë në Varshavë në panelin me titull “Të lidhur, por të mbrojtur: Shtylla digjitale e demokracisë moderne”. Aty diskutoi bashkë me ministra dhe zëvendësministra nga Polonia, Danimarka, Ukraina, Shqipëria dhe drejtues nga Ministria e Forcave të Armatosura të Francës.
“Ministri Maqedonci theksoi rëndësinë e mbrojtjes gjithëpërfshirëse në fushën ushtarake dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në këtë proces. Ai përmendi si sfidë kryesore rritjen e përdorimit të inteligjencës artificiale dhe rreziqet nga dezinformimi dhe ndërhyrjet e jashtme keqdashëse”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Panelistët konfirmuan se vendet e Evropës ndjekin qasje të ndryshme ndaj këtyre sfidave, por bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave janë thelbësore për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen digjitale.
-
Inteligjenca Artificiale – ndihmë për gazetarinë apo armë për dezinformim?
-
Gashi: Inteligjenca artificiale është resurs, por edhe kërcënim për abuzuesit e dhunës digjitale
-
Maqedonci flet për thellimin e raporteve me SHBA-në në fushën e mbrojtjes
-
Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjinat e Samitit të NATO-s, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë
-
Maqedonci: Përkrahja amerikane mbetet vendimtare për Kosovën