Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Manaj ndaj deklaratës së Haradinajt: Mjerë vlerat e luftës kush i përfaqëson

Shkëmb Manaj, djali i Shaban Manajt i cili u vra në vitin 2000, ka reaguar ndaj deklaratës së Nasim Haradinajt, përfaqësuesit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i cili tha “Punë e madhe nëse janë vrarë anëtarët e LDK-së”.

Përmes një statusi në Facebook, ai tha se deklarata e tij tregon më së miri që vrasjet e veprimtarëve të LDK-së janë kryer nga po kjo mendësi që e përfaqëson vetë Haradinaj.

Ka thënë se njerëz si Nasim Haradinaj, janë kapluar nga frika e ndriçimit të vrasjeve me motive politike nga Gjykata Speciale, transmeton Koha.net.

Statusi i Manajt në Facebook:

Mjerë vlerat e luftës kush i përfaqëson.

Deklarata e Nasim Haradinaj tregon me së miri që vrasjet e veprimtarëve të LDK-së janë nxitur dhe kryer nga kjo mendësi të cilën e përfaqëson Haradinaj. Paramendojeni cila ka qenë fryma dhe deklaratat e tij të dhëna para 20 viteve, kur kanë filluar ekzekutimet e burrave të mirë të Kosovës. Kjo frymë i ka nxitur vrasjet ndërshqiptare.

Unë e di që këtë lloj të njerëzve e ka kapluar frika. Frika nga ndriçimi i vrasjeve me motive politike nga Gjykata Speciale.

Edhe Haradinaj: Qeveria në çdo situatë gjen arsye për t’i nëpërkëmbur vlerat e UÇK-së Arbëri Haradinaj: Qeveria në çdo situatë gjen arsye për t’i nëpërkëmbur vlerat e UÇK-së

Kur të zbardhen këto vrasje makabre, këta do të turpërohen, para familjeve të tyre, para qytetarëve dhe kombit tonë.

Drejtësia do ta thotë fjalën e vet.

Ka ardh koha kur " Bira e minit bon 300 grosh", prandaj janë tmerruar të tillët !